Fushata elektorale duket se ka vendosur një supremaci të PS në pushtet megjithëse kjo forcë politike ka qeverisur prej 3 mandatesh vendin në qeveri qendrore, duke shkaktuar rritjen e borxhit publik, rënien e të ardhurave dhe gjithashtu një krizë lehtësisht të evitueshme nëse do të kishin ndërmarrë reforma reale ekonomike.
Por, mbi të gjitha kriza më e madhe e tyre është ajo e korrupsionit agresiv në nivelet e larta të qeverisë. Deri më sot dy ish ministra dhe figura qendrore elektorale të PS janë nën hetim dhe të arrestuar ndërkohë që një ish deputet gjithashtu nën hetim, një tjetër super ministër nën hetim për afera korruptive.
Nga ana tjetër pushteti vendor i PS ka shtrirë tentakulat e tij në çdo qytet të vendit. Në zgjedhjet e 2019, për shkak edhe të mungesës së opozitës, PS morri 60 nga 61 bashkitë dhe nuk ka treguar ndonjë aftësi të veçantë të manaxhimit vendor. Tirana, që mbahet si ajka e ajkës socialiste, drejtuar nga Erion Veliaj që dukshëm ëndërron vendin e Ramës, nuk është qyteti i ëndrrave. Të paktën, ëndrrave të një qytetari socialist pao demokrat, apo dhe komunist apo dhe mbretëror.
Megjithë të metat e qytetit, sërishmi Veliaj ka nisur një fushatë agresive ku fytyra e tij qendron në krah të Ramës. Përse? Pasi Veliaj po përpqiet që të marrë votat e socialistëve për të vendosur veten e tij në krye të PS. Madje dhe në makiazh ai ka zgjedhur të jetë më “rozë” se sa Edi Rama.
Shiheni pak! Edi Rama në posterin e fundit ka nga aps tij ngjyrën mavi me të cilin ai “rilindi” PS-në në 2013, krah tij qendron buzëqeshja e Veliaj me ngjyrën rozë që është dhe ajo tradicionalja e PS-së. Përse Veliaj po vishet si një socialist i kohës së Fatos Nanos kundër të cilit protestonte?
Socialistët nuk kanë asnjë shenjë dashurie ndaj Veliaj që e shohin si mish të huaj në partinë e tyre politike. Por, ai ka vendosur që të marrë partinë e Ramës dhe të socialistëve duke u veshur si një socialist, duke pirë si një socialist edhe pse thellësisht të gjithë e dinë që ai nuk është njëri prej tyre.
Aq i kalkuluar ka qenë në këto sjellje saqë nuk shpëtoi as rasti që ai të ishte i pranishëm në vakitë e një socialisti më të dashur për militantët e PS kur atij i ndodhi një tragjedi. Pa folur për skemat e tij ku paraqet fotot me ish sekretarin e përgjithshëm të PS, Gramoz Ruçin, për t’u thënë tepelensve të PS se ai është një socialist si ato dhe madje një tepelens.
Mirëpo, Veliaj nuk është një socialist siç përpiqet të hiqet. Ai në vitin 2017 kishte një aleancë të fshehtë me Ilir Metën pasi ky i fundit e ka ndihmuar të fitojë në 2015 në krye të bashkisë kundër PD. Aleanca e tyre është ajo e Kodrës së Diellit ku media, gazetarë dhe jo vetëm, pajtohen me Veliaj për të nisur një skemë se si të bëjnë këtë të fundit kryetarin e PS.
Mjafton të kihet parasysh që i vemi socialist që del tek media e paguar e Berishës, mbetet nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku. Sikundër mbetet për t’u parë dhe lista e kandidatëve për Këshillin Bashkiak ku klani i MJAFT dhe G99 është i plotfuqishëm duke lënë pak ose aspak vend për kryetarët e njësive të socialistëve.
Shihni fuqinë e Veliaj që po përpiqet të mbledhë disa figura të deputetëve dhe ndërkohë të kryejë një operacion të fortë në degët e PS. E gjitha për t’ia marrë PS-në nga brenda ditën që ai do vendosë.
Veliaj e ka të qartë që në 2025 ai nuk do jetë në garë për deputet dhe se në 2027 ai do të jetë viti i fundit i kryebashkiakut pasi nuk mund të kandidojë. Prandaj do të luftojë që të vendosë listën e Veliaj në Tiranë duke krijuar mundësinë e një aleance me Metën të cilin e kërkon vazhimisht.
Për këto arsye socialistët e Tiranës duhet të votojnë Partinë Demokratike pasi vetëm kjo forcë politike mund t’i shpëtojë ata nga një situatë ku të jenë pengjet e aleatit të Berishës dhe Metës.
Partia Demorkatike sot, ironikisht, është shpëtimtarja e vetme e socialistëve dhe krizës që dukshëm ka prekur atë parti. Ajo forcë politike është çelësi i fitores dhe padyshim frenimit të Veliaj për të qenë mbreti i vërtetë i socialistëve që natyrisht meritojnë më shumë.