Dyert e një katedraleje kanë qenë e vetmja shpresë për një grup azilantësh shqiptarë, të cilët nga dëshpërimi për të mos u kthyer në Shqipëri kanë kërkuar azil në kishë. Rreth 40 refugjatë janë futur në katedralën e Regensburgut dhe kërkojnë azil. Ata duhet të largohen nga Gjermania dhe të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri. Por pohojnë se atje nuk ka kushte për jetë.
Ora është pak pas 8:30 në mëngjes. Disa turistë fotografojnë brendësinë e katedralës në Regensburg. Tingujt e fotografimeve thyejnë qetësinë dhe jetojnë në katedralen e bukur me piktura të stilit gotik. Në një moment dëgjohet një qeshje e fuqishme e një bebe.
Pas dyerve me mbishkrimin “arka”, janë vendosur rreth 40 refugjatë nga Ballkani, në radhë të parë romë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë ikur nga kampi në Ingolstadt, për largim nga Gjermania. Ata tani kanë kërkuar azil në kishë. Pas mureve janë vendosur radhë të shtretërve, ndërsa fëmijët mbajnë në duar figurat e tyre të dashura nga filmat e vizatuar: SpongeBob, Batman, Minnie Mouse… Familjet dhe fëmijët shpresojnë se në këtë mënyrë do të evitojnë largimin e dhunshëm nga Gjermania.
“Vendet e sigurta”
Në vitin 2015, Gjermania i ka radhitur ndër vendet e sigurta të origjinës edhe Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se, personat nga këto vende nuk kanë të drejtë azili dhe se procedura për trajtimin e kërkesave të tyre është shkurtuar. Një vit më parë, ndër vendet e sigurta të origjinës ishin radhitur edhe Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, që do të thotë se tani të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në këtë listë. Disa organizata humanitare e kanë kritikuar këtë vendim, me shpjegimin se këto vende kanë probleme shumë serioze me sundimin e rendit dhe ligjit, në krahasim me Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Shumë persona që janë vendosur në Katedralën e Regensburgut pohojnë se, Ballkani nuk është vend i sigurt për ta. 43-vjeçari Bardhok Bardhoku, ka ardhur në Gjermani nga Shqipëria, së bashku me gruan dhe tre fëmijë. Vajza më e vogël ka lindur madje në Gjermani, vitin e kaluar. “Shqipëria nuk është vend i sigurt. Atje ka shumë kriminalitet në Parlament, ndërsa paratë që shkojnë atje prej Bashkimit Evropian, bien në duar të gabuara”.
“Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të traditave mafioze”, pohon Bradhoku. “Nuk mund të shkojmë te mjeku pa para. Për të jetuar atje duhet të shesësh shtëpinë, trupin apo diçka tjetër”. Bardhoku, i cili në Shqipëri ka pasur një “Internet Kafe” pohon se është i përndjekur nga mafia për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pasurisë.
Shqiptarja 27-vjeçare, Albana Ademi pohon se, familja e saj në Kosovë është kërcënuar nga kriminelët. “Burrin tim e kanë kërcënuar me vdekje”, pohon Albana. Nëna e tre fëmijëve, ka jetuar 12 vitet e para të jetës së saj në Bielefeld të Gjermanisë, ku edhe ka lindur. Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, ajo me familjen është detyruar të kthehet në Kosovë. “Dua të mbetem në Gjermani”, thotë djali i saj 10-vjeçar, i cili për më shumë se një vit ka qenë në shkollat gjermane.
Solidariteti dhe donacionet
Në 48 orët e kaluara këta persona janë furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga organizatat humanitare. Para katedrales është mbledhur edhe një grup mbështetësish dhe japin ndihma të ndryshme. Këtu janë edhe përfaqësuesit e organizatës Malteser, të cilët japin donacione.
“Ne kurrë nuk do të mund të falënderojmë ata sa duhet”, thotë 33-vjeçari Muhamed Shaqiri. Ai ka ardhur në Gjermani me katër fëmijë dhe gruan nga Kosova në vitin 2014. Gruaja e tij ka nevojë për ilaçe, për shkak të problemeve psikike. Ajo është e sëmurë edhe nga epilepsia.
Gati gjysma e rreth 1.8 milionë banorëve të Kosovës jeton në kushte të rënda. Papunësia është rreth 40%. Shaqiri pohon se jeta e romëve është në veçanti e rëndë. “Ata nuk duan të na japin punë”, thotë ai. “Nuk na lejojnë të shkojmë në shkolla. Nuk kemi shtëpi dhe nuk kemi asnjë shans”. “Ne do të rrimë këtu deri sa të plotësohen kushtet tona”, thotë Shaqiri. Çfarë do të ndodhë me këta persona nuk dihet. Ndërkohë, policia e cila po bashkëpunon ngushtë me përfaqësuesit e katedralës, ka bërë të ditur se nuk do të ndërhyjë në katedrale kundër këtyre personave që kanë kërkuar azil në kishë. Albana e ka të qartë se, “kisha nuk është shtëpi për refugjatë”. Ndërsa Bardhoku pohon se ata e kanë shumë shpesh mbështetjen e popullit gjerman. “Ndërsa tani na duhet edhe mbështetja e shtetit”.
Eurostat: Shqiptarët në krye të listave në kërkesat për azil
Që nga vera 2015, numri i aplikimeve për azil nga Shqipëria është rritur dhe arriti 1010 në fund të vitit. Deri më 2014 vetëm disa dhjetëra shqiptarë kërkonin azil në Holandë çdo vit. Ky trend i rritjes vazhdoi në dy muajt e parë të 2016, kur 480 shqiptarë kërkuan azil. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat. Në këto statistika Shqipëria vazhdon që të jetë përsëri në listat e Eurostat, ku shpeshherë radhiten në vend të parë dhe të dytë për sa i përket numrit të kërkesave për azil. Shqiptarët vazhdojnë që të kryesojnë listat e kërkesave për azil në Europë edhe në 3-mujorin e parë të 2016. Në Islandë Shqipëria renditet e para në listë, ndërsa në Holandë të dytët pas sirianëve. Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, 287 100 azilkërkues kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat. Në këto statistika Shqipëria vazhdon që të jetë përsëri në listat e Eurostat, ku shpeshherë radhiten në vend të parë dhe të dytë për sa i përket numrit të kërkesave për azil. Në Islandë, Shqipëria kryeson listën për sa i përket azilkërkuesve, ndërsa në Holandë renditet në vend të dytë duke ndjekur sirianët me 705 kërkesa. Në rang të përgjithshëm të këtij tremujori të parë Shqipëria ka një shifër prej 2%, duke u radhitur së bashku me vende si Eritrea dhe Nigeria. Normalisht lista kryesohet nga Siria me 36% e më pas Iraku dhe Afganistani me 12%. Ndërkohë, janë mbi 1 milion kërkesa për azil që duhet të shqyrtohen nga autoritetet e vendeve europiane. Me 473 mijë kërkesa, 47% në total, Gjermania kryeson listën e vendeve që ka pritur më shumë azilkërkues, ndërsa ndiqet nga Suedia me 15%, Austria 8%, Italia, 6% dhe Franca me 4%. Për sa i përket mbërritjeve të emigrantëve në brigjet italiane, ritmi mbetet i njëjtë me vitin e kaluar. E shqetësuar nga ky trend, qeveria holandeze ka ndërmarrë masa për ta kufizuar valën. Që nga vera 2015, numri i aplikimeve për azil nga Shqipëria është rritur dhe arriti 1010 në fund të vitit. Deri më 2014 vetëm disa dhjetëra shqiptarë kërkonin azil në Holandë çdo vit. Ky trend i rritjes vazhdoi në dy muajt e parë të 2016, kur 480 shqiptarë kërkuan azil. Sipas zyrtarëve holandezë, numri u shtua në mars, megjithëse shifrat ekzakte të shqiptarëve, sirianëve dhe aplikantëve të tyre mbeten ende për t’u zbuluar. Ministria tha se shqiptarët tani renditen të parët për nga kërkesat për azil. Numrat e atyre që kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat mbeten të ulëta. Më 2015, vetëm katër shqiptarë fituan leje të përkohshme banimi, ndërsa 795 aplikantë u refuzuan. Megjithëse numrat e aplikantëve shqiptarë për azil në Holandë mbeten më të ulët se në Gjermaninë fqinje, ku rreth 55,000 shqiptarë kërkuan azil vitin e shkuar, qeveria holandeze është shqetësuar nga fluksi. Ajo ka miratuar mjete të reja në përpjekje për të kontrolluar dhe ulur numrin e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, zyrtarë të qeverisë holandeze vizituan Tiranën në janar për të rënë dakord me qeverinë shqiptare për mënyra të reja të rikthimit të azilkërkuesve të refuzuar.