Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren për sigurinë dhe transportin e vlerave monetare nga Bankat vetëm një muaj para se të ndodhte vjedhja në ambientet e Aeroportit të Rinasit. Kjo rregullore e cila tashmë është në fuqi përcakton kërkesat minimale për sigurinë në ambientet në të cilat ushtrohen veprimtaritë bankare si dhe për transportin e vlerave monetare, me qëllim zhvillimin normal dhe në mënyrë të sigurt të këtyre veprimtarive. Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, zyrat e këmbimit valutor dhe subjektet financiare jobanka, që kryejnë veprimtari financiare me sportel dhe/ose me agjentë. Rregullorja e re lejon bankat në vlerësimin e tyre të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. Rregullorja e re nuk është se ka ndryshuar thelbësisht kërkesat për transportin e vlerave monetare. “Bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare. Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij. Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”” përcaktohen në rregulloren e re të bankës. Gjithashtu, bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare. Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në Ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij. Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”.