Babale II, çfarë tregoi përgjimi i ri në kartelin e drogës?

Emisioni “Ajsberg” në televizionin “Fax-neës” ka bërë publike një pjesë të dytë të përgjimeve mes Albert Veliut të njohur me nofkën “Babalja” dhe kartelit të vëllait të ministrit të Brendshëm. Gazetari Olldashi së bashku me Babalen bisedojnë me trafikantët e drogës për të blerë mallin që do të transportojnë në Itali. Në të gjitha takimet shikohet se Vlora është një hambar droge edhe sot, ndërsa Babale thotë se po shkojnë në “folenë e drogës”. Gazetari ka deklaruar se regjistrimi është bërë në muajin Tetor të vitit të kaluar. Ajo çfarë ka treguar video e dytë e regjistrimit është prova e fortë se kemi të bëjmë me një investigim gazetaresk dhe jo me një përgjim të PD sikurse thotë Rama dhe Xhafa.
Detaje të reja janë zbardhur mbrëmjen e sotme për aktivitetin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn.
Emisioni ‘Ajsberg’ ka transmetuar mbrëmjen e sotme pjesë të investigimit që nuk kanë bërë publike.
Janë bërë publike edhe pamje të gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit Albert Veliu në lokalin e Agron Xhafajt.
Gjithashtu gazetari Jetmir Olldashi ka treguar itinerarin me Albert Veliun si dhe pamjet e komunikimit telefonik, Veliu-Xhafaj për drogën.
Në një nga bisedat e Albet Veliut dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Vlorë me një trafikant i cili sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte kapur me 360 kilogram drogë, ku ajo që bie në sy është lehtësia me të cilën mund të sigurosh drogë në Vlorë.
Kërkesa për të blerë drogë në Vlorë është përqendruar dhe në Tragjas, në një fshat të Vlorës ku “negociatori” kryesor duket se është vetë kryeplaku i fshatit.
Ai i thotë gazetarit Olldashi dhe dëshmitarit Veliu se vetë nuk ka hashah, por do t’i çojë të shohin mall të mirë.
Kërkesës së gazetarit Olldashit për mall të cilësisë së mirë, kryeplaku i fshatit Tragjas i përgjigjet se do u kthejë përgjigje në darkë. “Unë vetë nuk kam, do t’ju kthej përgjigje deri në darkë. Njoh dy që kanë mall të mirë”…

‘Babalja’ i telefonon Agron Xhafajt, zbulohet numri i vëllait të ministrit
Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë sonte detaje të reja mbi investigimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në emisionin ‘Ajsberg’ është publikuar me video momenti kur Albert Veliu kontakton Agron Xhafaj ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.
Gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjejnë aty.
Albert Veliu: Shoku për mua do qe mirë të takonim atë Agronin, e kam marrë në telefon tre herë
Kështu ‘Babalja’ vendosë ta marrë në telefon Agron Xhafajn ku e thërret me nofkën “Pasha”.
Gazetari Olldashi i thotë se ai e kishte marrë tre herë deri tani dhe nuk ishte përgjigjur.
Olldashi: Po ti e kërkove tre herë atë atje ta merrje dhe në telefon
Babalja i bie në telefon Agron Xhafës.
Ky është një detaj mjaft i rëndësishëm pasi kur u publikua audiopërgjimi nga PD personazhe nga maxhoranca por edhe analistë u shprehën se nuk dukej numri dhe emri se kujt po i telefononte Albert Veliu.

Avokati i Agron Xhafajt
Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë detaje të reja mbi investigimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjejnë aty.
Më pas Albert Veliu kontakton Agron Xhafajn ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.
Gazetari Çani deklaroi se puna e gazetarit Jetmir Olldashi ishte shumë e vështirë pasi gjithçka e kishte bërë me investimin e tij.
Artur Çani deklaroi në emision se ai kishte tentuar gjithashtu të merrte në intervistë edhe vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agronin, dhe për këtë ai kishte kontaktuar me avokatin e tij Ardian Visha, por Visha i kishte thënë që nuk mund ta ndihmontë për këtë.
Skandali Xhafaj, a ka shkuar gazetari Olldashi në prokurori?
Gazetari Artur Çani ka treguar se gazetari Jetmir Olldashi nuk është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në emisionin ‘Ajsberg’, Çani pasi prezantoi prova të reja për skandalin Xhafaj, faktin që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vazhdon trafikin e drogës, tregoi edhe një detaj tjetër.
Çani tha se deri në mesditë, gazetari që investigoi, përgjoi dhe denoncoi Agron Xhafën nuk ka qenë në prokurori.
Gazetari Çani deklaroi se puna e gazetarit Jetmir Olldashi ishte shumë e vështirë pasi gjithçka e kishte bërë me investimin e tij.
Artur Çani deklaroi në emision se ai kishte tentuar gjithashtu të merrte në intervistë edhe vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agronin, dhe për këtë ai kishte kontaktuar me avokatin e tij Ardian Visha, por Visha i kishte thënë që nuk mund ta ndihmontë për këtë. Vetë gazetari ka pohuar në mbrëmje për mediat se ai ka qenë në Prokurori dhe ka dëshmuar të njëjtat deklarata të cilat ai i ka bërë publike në media në lidhje me përgjimin e bisedës së vëllait të ministrit me Babalen.

Exit mobile version