Paska gjetur uturak të vjetër Rama për jashtqitje, model Bashkim Koplik

E dini kush është? Bashkim Kopliku. Kujtdo mund ti kujtohen historitë e vjetra të punëtorit të ndërmarrjes në televizorëve në Durrëës që bëri karrierë politike dhe arriti të bëhej deri ministër i Brendshëm. Por ato janë kohë të harruara dhe nëse kujtohen kjo bëhet vetëm për të prezantuar pas kaq shumë e shumë vitesh këtë personazh grotesk, i cili aktivizohet sa herë padronët e rinj kanë nevoja ndër më të rëndomtat për të kryer. Pikërisht në këtë moment shfaqet “uturaku”.
Po përse e kanë sjellë në skenë? Për të sulmuar një gazetare e cila bëri detyrën në një konferencë shtypi dhe e pyeti Kryeministrin se si është e mundur që PS nuk gjen dot një ministër të Brendshëm që të mos jetë i lidhur me drogën. Ky përbën krim për “uturakun”.
Për të kuptuar se ku ka përfunduar Rama dhe se cilët i kanë mbetur si avokatë në opinion publik duhet të keni durim dhe të lexozi këto pak rreshta të këtij njeriu, i cili vjen era Ramë.
“…Histeri kolektive kundër pranimit në BE, me një gjoja gazetare….Ngjet pikërisht ajo që nuk duhej: sulm kundër pranimit në BE…Militantja e kamufluar si gazetare, luajti militantin e rëndomtë, nga ata që vërtiten me mijëra, me thëniet më të rëndomta”.
Nuk ndalet këtu i rrjedhuri i rradhës i Ramës në media por shkon edhe më tej dhe kërkon dënim.
Por Ajo, në vend që të dënohet në radhë të parë se theu “deontologjinë e gazetarisë”, duke u infiltrua si gazetare, por edhe duke u prishur rregullin, më elementar të gazetarisë: nuk bëri faktikisht asnjë pyetje për lajm, por thjeshtë përfaqësoi dufin e saj anti-evropian prej militanteje të rëndomtë”.
Kaq besoj mjafton se çfarë përmban më tek ky “uturak”. Ajo që duhet të kuptoni është se çdo regjim kur humb fytyrën përpara opinionit publik tregon prapanicën që herë merr formën e Bashkim Koplikut, e herë forma të tjera të disa individëve që po shfaqen të shpërfytyruar në debatet televizive.

Erton DOKA

Exit mobile version