Baçi: PD është më e madhe se Berisha. Njerëzit nuk e mbështesin me Berishën

Analisti Agim Baçi në emisionin “3D“ u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka mbështetjen e njerëzve. Sipas Baçit, mungesa e mbështetjes qytetare ndaj Berishës u tregua edhe me pjesëmarrjen e ulët në protestën e fundit.

Baçi thekson se, sipas tij, Partia Demokratike shkon përtej Berishës, teksa shton se ky i fundit nuk duhet ta lidhë fatin e tij me fatin e partisë.

“Kam bindjen që PD është më e madhe se Berisha, problemi është që nuk e ka treguar deri më tani. Çdo të ndodhë me Berishën do të jetë fati i Berishën është diçka që ky i fundit e ka ndërtuar vetë. Pra Opozita është më e madhe se Berisha, dhe që ai duhet ta tregonte këtë. Ai e lidh fatin e vet me partinë demokratike ndërkohë po vetë e fut në këtë pikë të vështirë. Kam vetëm një pyetje, si është e mundur që me një qeveri me kaq skandale, me një zv ministër në burg, me ministra, deputetë, e kryetarë bashkish në burg dhe PD nuk ka mbështetje popullore. Dhe pyetja lind pse ky popull nuk na mbështet sot përball një qeveria që ka 1 mijë arsye për të ikur nga pushteti. Ku e merr këtë garanci Rama që njerëzit nuk do ta mbështesin PD-në. Njerëzit nuk vijnë më në protestë, nuk erdhën as herën e fundit, as ditën kur Kuvendi mori vendimin për arrest shtëpiak”, u shpreh Baçi

Exit mobile version