Nga Enriketa Papa
Bordi i Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ka gjobitur me sanksione financiare “RTSH”, pas ankesës sime mbi shfaqjen e imazheve pozitive të diktatorit EH, më 29 Nëntor, 2023.
Sot zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me njoftoi mbi ankesën time, drejtuar AMA, ku pretendoja se në emisionin “Pasditja ime”, transmetuar në RTSH1”, më datë 29 Nëntor 2023, në orën 17:20 “u shfaqën foto të diktatorit Enver Hoxha dhe u lëvdua kontributi i tij gjatë komunizmit”. Gjithashtu pretendoni se diktatori dhe diktatura u paraqitën “… .“
Bordi i AMA ka konstatuar se emisioni i shfaqur ne RTSH1:
Sipas Këshillit të Ankesave, përzgjedhja e të ftuarve, qasja e gazetares dhe përgjithësisht mënyra e trajtimit, përbëjnë shkelje të:
Ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në:
nenin 4; pika 1/ç)/nenin; 33, pika 1/b)/ nenin 46; pika 2/c)/nenin 91;/pika 1 dhe pika 3.
nenin 118; pika 1/a.
Statutit të RTSH-së, miratuar me vendimin nr. 98/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, në:
nenin 2; pika 1, 3, 4, 5)/nenin 37; pika 1/a).
Kodit të Transmetimit, miratuar me vendimin e AMA-s, nr.60, datë 10.07.2023, në:
seksionin 1, pika 1.8;
seksionin 3, pika 3.16;
seksionin 4, pika 4.10.
Nisur nga sa më sipër, Këshilli i Ankesave i propozoi Bordit të AMA-s, vendosjen e sanksioneve financiare ndaj subjektit audioviziv “RTSH”. Propozimi u miratua nga Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive me “Vendim nr.118, datë 22.12.2023”.