Bale alarmon Real Madrid

Gareth Bale rrezikon të mungojë në “El Clasico”. Sulmuesi i Realit të Madridit ndjen shqetësime në pulpën e djathtë dhe ky fakt ka alarmuar stafin mjekësor të klubit “Los Blancos”, pasi më 23 prill kryesuesit e kampionatit spanjoll kanë një takim shumë të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”, atë përballë Barcelonës, sfidë në të cilën me shumë gjasa do të përcaktohet dhe se kush do të jetë ekipi kampion në këtë sezon të La Ligas.
Uellsiani do t’i nënshtrohet një sërë testeve mjeksore për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe më pas do të mësohet nëse do të jetë apo jo i gatshëm për “El Clasicon”. Në të kalurën 27-vjeçari ka kaluar jo pak momente të  vështira për shkak të dëmtimeve muskulare, gjë që e kanë detyruar atë të qëndrojë larg fushës së blertë për një  periudhë kohore jo të vogël. Deri më tani i vetmi konfirmim është se në transfertën e fundjavës kundër Sporting Gijon, Bale do të qëndrojë pushim.

Exit mobile version