Morata: Një ditë do të stërvitem nga Conte!

Alvaro Morata mendon largimin nga Reali i Madridit. Sulmuesi i “Los Blancos” nuk është i kënaqur me minutat e pakta që i ofron trajneri i klubit merenges Zinedine Zidane, pasi ky i fundit i beson më shumë aftësive të francezit Karim Benzema. Durimi e ka një kufi dhe për Alvaro Morata duket se durimit po i vjen fundi. 24-vjeçari ka deklaruar se ndoshta një ditë ai do të transferohet tek Chelsea, kjo për faktin se trajneri i “Bluve të Londrës” Antonio Conte, ka shumë besim tek aftësitë e spanjollit.
“Antonio Conte është trajner që vendos bast në lidhje me mua. Ai ka besim shumë të madh tek aftësitë e mia. Nuk arrita dot të kisha një bashkëpunim me të kur drejtonte stolin e Juventusit, pasi ai u largua. Transferimi im në Torino u bë falë tij, dëshironte me çdo kusht që unë të vishja fanellën e Juventusit. Jam i bindur se herët ose vonë do të më stërvisi”, u shpreh Morata.
Sulmuesi spanjoll tregon një prapaskenë në lidhje me merkaton e vitit të kaluar, ku disa skuadra nga Premier League, kanë shfaqur interes për të, madje ai shprehet se ka folur personalisht me teknikun e Totenaham Pochettino dhe atë të Chelsea-t, Antonio Conte, pasi kërkonin të kishin në dispozicion shërbimet e tij, por në fund ishin drejtuesit e Ralit të Madridit që nuk e lejuan të largohej.
“Kam pasur biseda telefonike me Pochetinon dhe Conten, por drejtuesit e skudrës nuk më lejuan të largohem. Dëshiroj të kem më shumë minuta dhe këtu një gjë e tillë nuk më ofrohet. Është një siutatë disi e vështirë që nuk po kalon. Nëse një ditë do të largohem, atëherë do të jetë për një kampionat si Premier League”, tha ai.

Exit mobile version