Gareth Bale përcakton objektivat e këtij sezoni. Sulmuesi uellsian, i cili po kalon një moment të shkëlqyer forme dëshiron të fitojë gjithçka me Realin e Madridit. Që pas transferimit të tij te Los Blancos, Bale ka fituar 2 herë Championsin me skuadrën madrilene, por 27-vjeçari nuk dëshiron të ndalet me kaq. “Kur je te Reali i Madridit gjithmonë ëndërron maksimumin. Do të mundohemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar çdo kompeticion ku marrim pjesë këtë sezon. Mendoj se kemi shanse për të fituar La Ligan, Kupën e Mbretit, por edhe UEFA Champions Leaguen”, u shpreh Bale.
Por mes Championsit, Kupës së Mbretit dhe kampionatit, cili është trofeu që dëshiron të bëjë të tijin me çdo kusht Gareth Bale? Uellsiani nuk ka dyshime për këtë madje është i bindur në atë që thotë. “Është shumë e rëndësishme që këtë sezon të fitojmë La Ligan, sepse u bënë disa vite që Reali nuk e fiton kampionatin. Jemi klubi më i madh në Botë dhe do të provojmë të fitojmë gjithçka. Jam shumë i emocionuar për rifillimin e kampionat dhe po pres me padurim të zbres në fushë në ndeshjen e radhës ndaj Osasunas. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por grupi tashmë po kompletohet, pasi janë rikthyer disa nga të dëmtuarit dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, përfundoi ai.
Tek Reali Madridid është kohë rinovimesh. Si rrallë herë në historinë e klubit “Los Blancos” merkato verore u mbyll pa shumë blejre të bujshme e ndoshta, sepse në planet e drejtusve të klubit janë rinvomivet e kontratave të një numri jo të vogël futbollistësh. Padyshim emri i parë në listë është ai i tre herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili edhe më herët ka deklaruar se dëshiron që karrierën e tij ta mbyllë te Reali Madridit. Pas tij vjen Gareth Bale. Uellsiani ka një kontratë që skadon në 2019. Sulmuesi ka treguar se është një lider i vërtetë në fushën e blertë dhe ketë fakt e ka vërtetuar dhe gjatë këtyre javëve të para të Primera Division, ku ekipit të Zinedine Zidane i është dashur të luajë pa portugezin Cristiano Ronaldo.
Për të arritur tek goli nuk mjafton vetëm një sulm i mirë, por, duhet dhe një mesfushë cilësore. Luka Modriç prej kohësh është shndërruar në një nga shtyllat më të rëndësishme të madrilenëve. Kroati ka një kontratë që përfundon në 2018 dhe nga rinovimi ai pritet të përfitojë dhe një super pagë vjetore. Tabloja e futbollistëve që do të vazhdojnë aventurën e tyre tek Reali Madridid mbyllet me Toni Kross. Gjermani ka një kontratë që përfundon në 2020 dhe Presidenti Florentino Perez kërkon ta blindojë 26-vjeçarin në mënyrë që asnjë klub tjetër të mos kërkojë transferimin e tij, vetëm në rast se do të paguhet klauzola e futbollistit, që pritet të arrijë një shumë marramendëse falë rinovimit.