Banditi i Shkodrës, anëtar i PS dhe mik i Erion Veliajt (Foto)

Erogen Vaso Brajoviç është një prej të arrestuarve nga Policia në aksionin e zhvilluar në qytetin e Shkodrës. Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të PS, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.
Ai është akuzuar në vitin 2007-të për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Fillimisht ai ka qenë këshilltar bashkiak në Shkodër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e Partisë Socialiste.
Edhe nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale, Erogen Vaso shihet në shoqërinë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai gjithashtu ka shpërndarë video të Ditmir Bushatit, ministër i Jashtëm në qeverinë socialiste.
Në reagimin e policisë thuhet se Vaso është arrestuar në kuadër të operacionit për goditjen e elementëve me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë. Gjithsesi, nuk jepen të dhëna për veprat penale të kryera nga ky person.

velaij1

Exit mobile version