Persona të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Benz” i cili ishte në lëvizje, në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme në fshatin Bilaj të Krujës.
Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk pati të lënduar, ndërsa policia njoftoi se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.
“Rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga shtetasi B.H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Por si ndodhi ngjarja dhe kush ishte objektivi i autorëve?
Burime për ‘Fax Neës’ bëjnë të ditur se objektivi i autorëve ka qenë biznesmeni Bledi Hima, banor i fashatit Bilaj.
Sipas burimeve të ‘Fax Neës’, biznesmeni udhëtonte vetë i dytë në makinë kur dy persona me maska i kanë zënë pritë në afërsi të shtëpisë së tij në tentativë për ta grabituar. Ata kishin vendosur edhe gurë në rrugë.
Por në këtë moment Hima i ka dhënë gaz makinës dhe ka arritur të largohet. Në këtë moment autorët kanë hapur zjarr.