Banka Botërore: Ku shkojnë paratë e koncesioneve, duhet transparencë në menaxhimin e tyre

Banka Botërore ka prezantuar raportin ekomomik rajonal. Përfaqësuesja e Bankës Botërore u shpreh se jo të gjitha PPP rezultuan të suksesshme dhe duhet trasparencë. Sa i përket tarifës në Rrugën e Kombit sipas Bankës Botëreore pagesat janë të nevojshme, por duhet të merren parasysh banorët e zonës për lehtësira.
“Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP. Pagesa në rrugën e Kombit është e nevojshme, por duhet të merren parasysh nevojat e banorëve të zonës”- tha përfaqësuesja e Bankës Botërore gjatë konferencës në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj, ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijau tha se politikat monetare kanë mbështetur rritjen ekonomike dhe eksportet kanë pasur performancë të mirë.
“Politikat monetare kane mbështetur rritjen ekonomike dhe borxhi në vitin 2017 është ulur në 71%. Inflacioni është mesatarisht 2%, poshtë objektivit te BB. Rritja ekonomike pritet te arrije ne 3.5 %, por rrezik mbetet, regresi ne politikat e brendshme. Duhet te vijoje reforma ne energji”, tha ajo.

BB kundër TVSH-së për biznesin e vogël
Ekspertët e Bankës Botërore janë shprehur skeptikë sot, lidhur me uljen e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nga 5 në 2 milionë lekë.
Gjatë prezantimit Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perendimor, Hilda Shijaku, eksperte e Bankës tha se barra administrative për ta mbledhur TVSH-në tek biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.
Ekspertët e Bankës theksuan se ata nuk kanë informacion për rritje të kostove te biznesi.
Qëndrimi i Bankës Botërore është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.
Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual.

Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, ka pohuar ai.
Megjithatë qeveria vijoi me planin e saj dhe TVSH për biznesin e vogël filloi të zbatohej në 1 prill, duke ngjallur pakënaqësi të shumta te sipërmarrjet e vogal, që disa herë kanë mbyllur qepenat në formë proteste.
Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj ka këmbëngulur se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit. Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh.

Exit mobile version