Maskat terror në Tiranë, plagosin me thikë një vajzë tek “Ali Demi”

Grabitjet e dhunshme janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues anembanë vendit, ndërsa shembulli më tragjik është ai i Fierit, ku pronari i një Fast-Foodi mbeti i vdekur prej sulmit.
Një rast i tillë është përsëritur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, por fatmirësisht vajza e re, që u sulmua nga një grup grabitësish në mesnatë, mori vetëm disa plagë të lehta.
Policia bëri me dije se agresorët e kanë lënduar në krahë 18-vjeçaren, e cila ka shpëtuar pa pasoja të tjera pasi ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit. Dëshmitarët në vendngjarje pohuan se disa djem kanë tentuar ta grabisin të renë dhe kanë përdorur thikën, duke e qëlluar në krah.
Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa parandalimi i një ngjarje me pasoja më të rënda u bë i mundur për shkak se krimi ndodhi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Autorët e sulmit janë larguar me vrap pas thirrjeve për ndihmë nga vajza, ndërsa forcat e policisë kanë nisur hetimet.

Exit mobile version