Banka e Shqipërisë i shpalli luftë euros, por bankat mbushen me valutë në janar

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Totali i kursimeve në banka në muajin janar qëndroi në nivelin e 1 trilion lekëve, pothuajse në të njëjtin nivel me muajin dhjetor, bënë të ditur statistikat e publikuara sot nga Banka e Shqipërisë.
Por stanjacioni i depozitave ka ardhur si rrjedhojë e performancës së dobët të kursimeve në lekë, ndërsa ato në valutë kanë vijuar rritjen.
Tëdhënat tregojnë se, depozitat në monedhën vendase arritën në 468 miliardë lekë, me një rënie prej 1.2% në krahasim me dhjetorin 2017. Kjo tkurrje vjen pas dy muajsh radhazi, kur kursimet në lekë kishin shfaqur një tendencë pozitive.
Rënia e janarit ka ardhur tërësisht nga ulja e kursimeve të individëve si pa afat ashtu dhe pa afat. Kjo tendencë po vazhdon prej disa vitesh tashmë, teksa normat e interesit të depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet 12-mujore, duke bërë që individët të rendin drejt alternativave të tjera më fitimprurëse.
Në të kundërt, depozitat në valutë shënuan rritje në janar. Stoku i kursimeve të monedhë të huaj arriti në 533 miliardë lekë, me një rritje prej 1% me bazë vjetore. Rritja do të kishte qenë më e lartë pa efektin e kursit të këmbimit (euro është e nënçmuar në raport me janarin e kaluar). Janari është tradicionalisht një muaj, kur bankat shohin rritje të valutës për shkak të prurjeve të emigrantëve që vijnë për pushime në fund të dhjetorit.

Këtë muaj, rritja ka ardhur singa individët, ashtu dhe nga korporatat jo financiare, madje këto të fundit kanë dhënë ndikimin më të lartë.
Pesha e depozitave në valutë ka vijuar të rritet duke arritur një nivel rekord prej 53.3% në janar.
Në fillim të muajt shkurt, Banka e Shqipërisë prezantoi një plan masash për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend. Masat synojnë kufizimin e kredisë në valutë për kredimarrësit që nuk i kanë të ardhurat në euro, ndaj bankave do t’u duhet tashmë të gjejnë alternativa se ku të investojnë eurot që po vijnë nga depozitat. Edhe depozitat do të dekurajohen, duke rritur përqindjet e rezervave në euro. Në një rast hipotetik për 100 euro depozitë, banka do të ngurtësojë në Bankën Qendrore 12.5 euro në formën e rezervës së detyrueshme nga 10 euro që depozitonte më parë, duke pasur më shumë kosto. Ndërsa për çdo 100 lekë depozitë, me paketën e re të masave, banka do të mbajë rezervë vetëm 7,5 lekë nga 10 lekë që mbante aktualisht, duke ulur koston e mbajtjes së monedhës vendase./monitor/

Exit mobile version