Banorët e Bilajt, të përmbytur dhe të harruar! (Video)

Shumë zona në rrethin e Krujës po vuajnë pasoja e përmbytjeve pas rreshjeve intensive të një nate më parë.

Në një kohë kur qeveria trumbeton me të madhe se çdo gjë është nën kontroll dhe se po asistohet çdo qytetar, një prej tyre, banor i njësisë administrative Bubq, deklaron se deri tani nuk ka asnjë ndihmë nga shteti.

Denoncimin, qytetari e ka bërë përmes Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Banorët e Bilajt të përmbytur dhe të harruar! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit të përmbytur dixhital”, shkruan Berisha.

“Përshëndetje dr. Fshati Bilaj, Qendra Administrative Bubq. Jemi të rrethuar, nuk dimë nga të shkojmë”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Exit mobile version