Barcelona në ankth për gjendjen e Neymar

Barcelona në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit Neymar. Pasi i mbylli Lojërat Olimpike “Rio 2016” në mënyrën më të mirë duke fituar medalje të artë me Selecaon, pritet që këto ditë sulmuesi t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Por, drejtusit e klubit blaugrana përveç gëzimit të rikthimit të lojtarit janë dhe në ankth për gjendjen fizike që gëzon sulmuesi. Të dielën kampionët e Spanjës kanë një transfertë të vështirë kundër Atletic Bilbaos dhe ndoshta Neymar mund të aktivizohet, por si fillim duhet parë forma e futbollistit. Kanë qenë dy javë shumë të ngarkuara në olimpiadë për 24-vjeçarin, ku sigurisht lodhja fizike dhe psikologjike ka qenë e madhe.
Sidoqoftë edhe nëse nuk do të shihet si i arsyeshëm aktivizimi i tij, trajneri i blaugranave Lusi Enrique mund të qëndrojë i qetë, pasi forma e mirë e treguar nga Arda Turan dhe Munir i jep mundësi teknikut të mos shqetësohet për mosaktivizimin e sulmuesit. Por, shqetësimet duket se nuk mbarojnë këtu për drejtuesit e Barcelonës dhe lodhja do të vazhdojë ende për Neymar. Pas takimit kundër Atletic Bilbao, braziliani do të niset sërish për në vendlindjen e tij, ku do të përgatitet për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Exit mobile version