Barcelona bën 26-vjeçarin e Chelsea, Marcos Alonso, një nga prioritet e merkatos së verës. Mbrojtësi konsiderohet nga klubi katalanas si “Eric Abidal i ri” dhe blaugranat janë gati të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij. Blutë e Londrës e blenë 24 mln paund në vitin 2016, por tashmë vlera e Alonso është rritur. Nga ana tjetër La Liga është një kampionat i njohur për spanjollin, i cili më parë ka qenë pjesë e Real Madridit.