E ardhmja e Pepe-s është te Interi

“Marca” jep indikacione të reja se ku do të jetë e ardhmja e Pepe-s. Sipas gazetës spanjolle, mbrojtësi i Real Madridit do ta vijojë në Serie A karrierën e tij, më saktë te Interi, duke refuzuar ofertat nga Kina. Kontrata e portugezit me “Los Blancos” skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë gjetur akordin për rinovimin. Për Pepe-n interesohet edhe PSG, por 34-vjeçari preferon transferimin në Itali.

Exit mobile version