Bardhi: Asgjë e re nga Edi Rama. Me batuta të lodhura sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar takimin e sotëm të Ramës në Durrës, si një fjalim ku riciklohen të njëjtat tekste mashtrimesh, duke përsëritur të njëjtat gënjeshtra ndaj kreut të PD, dhe ku mund të kuptosh që në 8 vite nuk ka bërë asgjë.

“Asgjë e re nga Edi Rama. Me batuta të lodhura sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh të shëmtuara.

Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.

Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyerje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar”, shprehet Bardhi.

Artikulli paraprakBasha: Pensionistët janë ndër kategoritë më të rrezikuara ndaj pandemisë! Më 25 prill largojmë të keqen!
Artikulli tjetërBasha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, por mendjen e ka të paguajë klientët e tij