Bardhi firmos për të shpëtuar Berishën, por fundos veten. Shkresa që hedh poshtë justifikimin e tij (FOTO)

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, pasi kanë firmosur shkresën ku i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese pezullimit e masës shtrënguese ndaj Sali Berishës, kanë reaguar në media dhe e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ky siklet i tyre ka lindur, me sa duket, duke qenë se kanë shpresuar që kërkesa ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk do bëhej publike dhe do të mbahej në fshehtësi të plotë.

Kur Berisha u pyet në konferencën e tij për shtyp se kush ishin deputetët që kanë firmosur, preferoi të mos tregojë emra, por, ndërkohë, nuk kaloi shumë kohë dhe “mjeshtri” i përdorjes i tregoi me gisht firmëtarët, duke dashur t’i lidhë pazgjidhshmërisht me fatin e tij.

Pavarësisht se Bardhi dhe Gjekmarkaj mohojnë atë që vetë kanë firmosur, në pikën 4 të kërkesës së tyre thuhet shprehimisht se kërkojnë:

“Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj Deputetit Sali Berisha, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.”

Nuk është hera e parë që deputetët në fjalë mohojnë ditën ato që firmosin natën.

Do ishte më e ndershme nga ana e tyre që t’i dalim për zot vendimeve dhe veprimeve dhe të mos ta fshehin kokën si struci.

Screenshot 20231215 201448 Samsung Notes

Exit mobile version