Gazetarja e Syri Tv Ambrozia Meta përgënjeshtron Berishën, Altin Dumanin nuk kontrollohet nga Rama, ja nga kush

Gjatë një interviste gazetarja e Syri,Tv Ambrozia Meta u shpreh se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk kontrollohet nga Edi Rama, duke përgënjeshtruar dhe pronarin e televizionit ku ajo punon, Sali Berisha.

Ky i fundit nën hetim nga SPAK shpeshherë e quan SPAK organizatë kriminale dhe se është nën kontrollin e Edi Ramës.

Ambrozia gjatë intervistës u shpreh:

Unë hyj tek ata njerëz të Syri-t, që nuk mendojmë që Rama ka 100% nën kontroll SPAK. Kryeministri ka nën kontroll shumë prokurorë të SPAK, ka gjyqtarë, por nuk mendoj se ka Altin Dumanin nën kontroll. Ky është mendimi im. Unë mendoj që Altin Dumani është një njeri që ka influencë nga lobe të caktuara të Amerikës, nuk mund ta përcaktoj, por mendoj se është një njeri që ndikohet shumë nga vendimet e tyre. Dumani jo pjesa tjetër e e prokurorëve. Në këtë sistem prokurorët janë të pavarur në çështjet e tyre dhe kanë të drejtë të hapin proces ndaj Sali Berishës, ndaj tjetrit por në thelb unë mendoj që Dumani nuk është aq shumë i kontrollueshëm nga Rama sa duket.

 

Exit mobile version