Bardhi: Gjiknuri 15 udhëtime me Mërtirin e inceneratorëve, pushime në shtëpine e tij në Maltë

Në fjalën e tij në seancë plenare, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi ish ministrin Gjiknuri për lidhje me skemën mafioze sipas tij të inceneratorëve.

“Rol kyç në pasurimin e miqve të tij me skemën mafioze të inineratorëve ka patur edhe Damian Gjiknuri, sot numri 2 i Partisë Socialiste. Ai ka rol kyç në skemën mafioze të incineratorëve për t’u grabitir paratë e marra borxh në emër të shqiptarëve dhe për t’i çuar në parajsa fiskale. Rezulton se ka udhëtuar 15 herë me përfituesit kryesorë të incineratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ja ku janë të gjitha datat. Udhëtime me avion, makinë, anije, jaht, madje edhe charter. Prej ditës së parë në pushtet, kanë udhëtuar bashkë, kanë planifikuar bashkë dhe kanë miratuar që borxhin e marrë në emër të shqiptarëve ta çojnë tek incineratorët, fillimisht në Elbasan, me kontratën e vitit 2014. Dokumentat tregojnë se Damian Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. E njëjta skemë është përsëritur sa herë miratohej një kontratë e koncesionit të incineratorëve.

Përpara se ta thërresë SPAK, i zgjedhuri i Edi Ramës si numri dy i Partisë Socialiste duhet tu japë përgjigje shqiptarëve edhe për disa pyetjeve:

Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve. Sot po ndaloj vetëm këtu. Nuk po e pyes me detaje për lejet minerare të dhena ortakut të incineratorëve, lejet për HEC-e dhe energji, tendera nga OSHEE, etj. Për këto smë del koha sot, por do flas në një tjetër seancë.

Sot po mjaftohem duke thënë se kjo është më e komplikuar se skema e blerjes së zgjedhjeve. Koka e Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve, nëse drejtësia bën detyrën e saj, nuk do të shohë tërmet, por cunam. SPAK-u ka mundesinë e vet të artë me këtë çështje, që shkon deri tek Edi Rama. Duhet vetëm pak vullnet. Siç duhet vullnet për të hetuar megakorrupsionin në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nën drejtimin e Ardian Çelës, njeriut bankomat për Edi Ramën, shqiptarët janë vjedhur si në asnjë institucuon tjetër shtetëror. Ne jemi të varfër sepse jemi të vjedhur në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme. Ne marrim sot rreth 800 milionë euro borxh, sepse këta na vjedhin tmerrësisht rëndë.” u shpreh Bardhi.

Exit mobile version