Basha: Agim Kajmaku fytyra e Edi Ramës! Skemë e mirëmenduar për të qeverisur me krimin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Agim Kajmakut. Sipas Bashës, ky vendim i KQZ-së tregon se krimi është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

“Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, pasqyra e radhës se më kë qeverisë, një poshtërim për PS-në që nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, por nxjerr llumin e llumit, poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë, por jo në vendin e tyre.

Të gjithë ata që mendojnë se 2013-2014, 2017 e në vijim ky vendim tregon se asgjë nuk ka qenë rastësi.

Ka qenë skemë e mirëmenduar e Ramës për të qeverisur me krimin.

Zgjidhja e vetme është t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve. T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare nën një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre’, tha Basha gjatë fjalës  së tij për gazetarët.

Exit mobile version