Vokshi shpërthen ndaj Ramës: Mashtrimet s’kanë të sosur! 40 mijë pacientë përplasen në QSUT

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ndaj mashtrimevë të Edi Ramës dhe Rilindjes për modernizimin e Urgjencës mjekësore.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se, makina urgjence të sajuara, pajisje që prishen çdo ditë, mungesa nga më elementaret, mjekë dhe infermierë që nuk kanë as një dhomë normale ku të rrinë, janë gjendja reale e Urgjencës.

Postimi i Albana Vokshit

Dhe mashtrimet s’kanë të sosur…

Urgjenca e Modernizuar???

– Makina Urgjence të sajuara në Shqipëri

– Pajisje që prishen cdo ditë

– Mungesa nga më elementaret

– Mjekë e infermierë që nuk kanë as një dhomë normale ku të rrinë.

E sigurisht, askush nuk flet për Urgjencën e Tiranës që u zëvendësua një herë nga një Qender për Shëndetin mendor…

35,000-40,000 pacientë që më parë merrnin mjekimin në Urgjencën e Tiranës, falë “modernizimit” rilindas te urgjencës kombëtare, sot përplasen të gjithë në QSUT… duke krijuar një ngarkesë shpesh herë të panevojshme e të papërballueshme nga stafi mjekësor i QSUT…

Screenshot 7

Exit mobile version