Basha me artistët: Do mbrojmë Teatrin, Rama me oligarkët e kullave do dështojnë

Kryetari i PD, Basha tha se partia më e madhe e opozitës është me artsitët, kundër prishjes së Teatrit dhe do të jetë në krah të artistëve në mbrojtje të Teatrit. Basha tha se projekti i Ramës për ta shndërruar Teatrin në projekt kullash për llogari të oligarkëve do të dështojë. Kryetari i PD u shpreh se opozita do të paraqesë një ligj për Teatrin dhe kundërshtoi projektin e qeverisë të cilin e konsideroi stalinist që synon të mbysë lirinë e artistëve dhe mendimin kritik të tyre.
Artistët. të cilët takuan sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha morën garancinë nga ky i fundit se opozita do të bëjë gjithçka për të ndaluar atë që e quajti projekt korruptiv.
“Me artistët kemi diskutuar për një sërë çështjesh. Afera e teatrit Kombëtar daton që në kohën e zgjedhjes së Ramës kryeministër. Opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Ky është fillimi i një bashkëpunimi të parë. Teatri nuk do të shembet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar këtë projekt korruptiv.”
Më tej ai tha se së shpejti do të hartohet një projekt kombëtar për artin dhe kulturën dhe do e dorëzojnë në Parlament
“Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar. Do bëjmë gjithçka për t’ju kundërvënë projektit politik”, nënvizoi Basha.
Nga ana e tij aktori Arben Derhemi tha se, artistët shqiptarë janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.

-Z. Derhemi, a mendoni se mund të ketë impakt tek qeveria për ndonjë tërheqje, protesta juaj?auto Screenshot 21523097691
Impakt?! Impakti është i dukshëm, sepse ne mbështetemi nga 500-600 të hënë për të hënë nga qytetarë shqiptarë që nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty se mendojnë se ky institucion, ajo histori e atij kombi, duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do nj individ apo dikush tjetër. Kështu që ka impakt, nuk është se unë mendoj “se do të ketë…”
A keni kërkuar takim me kryeministrin Rama?
Ne e kemi kërkuar takimin me kryeministrin Rama, por kryeministri nuk na është përgjigjur.dhe takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, ishte një takim thjesht formal, kishte ftuar ca njerëz dhe me arrogancën e tij, përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar. Në atë takim.
Flitet se ka nja projekt nga artistët për Teatrin…
Po, të hënën do ta shikoni dhe është një projekt më të këndshme të rikonstruksionit të Teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture brenda Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. Unë mendoj se 90%-95% të artistëve shqiptarë janë të unifikuar në këtë mendim timin. Natyrisht ka dhe zëra ndryshe, se përndryshe nuk do të quheshim artistë. Do të quheshim parti, ushtarë.

Exit mobile version