Basha: Bashkia është kthyer në lavatriçen e pastrimit, 2016 viti i drogës, 2017 bumi me lejet e ndërtimit

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë para medias lidhur me ngarkesën rekord të kokainës së kapur në Portin e Durrësit ku ka deklaruar se u vërtetua ajo që opozita ka vite që po e thotë dhe se paratë e drogës po pastrohen në ekonomi, kryesisht në ndërtim. Basha deklaroi se paratë e krimit po derdhen në ndërtim, në kulla, sidomos në Tiranë, ku bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të krimit. “E thirra këtë bashkëbisedim që ka një muaj që programohet e riprogramohet për shkak të zhvillimeve të përditshme prioritare në frontin e emergjencës kombëtare ku ndodhemi, tha Basha, por kjo për të cilën do të flasim sot po kështu është një emergjencë kombëtare. Bëhet fjalë për gjendjen e ekonomisë, një katastrofe ekonomike që nëse nuk e shmangim do të ketë pasoja për dekada të tëra. Dua ta nis se rreziku kryesor është kriminalizimi dhe kapja e ekonomisë nga paratë e drogës dhe krimit dhe rreziqet që mbart kjo për të sotmen dhe të nesërmen e ekonomisë shqiptare. Se çfarë kam parasysh me këtë mund ta ilustroni vetë me kronikën e ditës: 613 kg kokainë të kapur në Durrës, sasi rekord e kapur falë agjensive të huaja të Antidrogës dhe ligjzbatimit, tre ditë pasi kryeprokurori italin i Antimafias deklaroi në Tiranë se mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Sot Policia ka deklaruar se vlera e kësaj ngarkese ishte 180 mln euro. Një ngarkesë e vetme. E kam denoncuar me dhjetra herë: epoka e kanabisit është pasuruar me heroinë, kokainë, me pastrimin e parave të pista. Këtu vjen dhe rreziku ekzistencial për shoqërinë sepse rreziku i kriminalitetit është mbartur në politikë dhe ekonomike.”

Basha e ka argumentuar situatën me shifrat e INSTAT-it dhe me uljen e papunësisë dhe të konsumit. “Gjendja e vendit denoncon më mirë sesa unë, sesa qeverija, pasojat e një qeverie që e ka lënë vendin pa qeverisje që mbolli hashahs, që bleu votat me hashash dhe kaloi pastaj në pastrimin e parave në ekonomi, me ndërtimet, bankat etj. Me paratë e drogës po shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve. Me këto ndërtime që nuk janë tjetër veçse paraja e drogës, si do të veprojnë nesër? PPT-të në fakt janë borxh i fshehtë: ato bëhen për të shpërdoruar dhe vjedhur paratë e takspaguesve, se me ato para Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto censurojnë edhe mediat kur flitet për inceneratorët… Koncensionet, PPT-të janë mënyrë e fshehtë për të rritur borxhin. Ekonomia shqiptare është sot në prag të një katastrofe dhe kjo është thirrje drejtuar gjithë faktorëve shoqërorë”. Janë planifikuar 70 milionë euro të taksave të shqiptarëve që do të përdoren për koncensionet, janë koncensione korruptive. Këto janë borxhe të fshehura, që në 10-20-30 vitet e ardhshme shqiptarët të paguajnë një vlerë që rritet nga viti në vit, nuk ulet. Vendi kërcënohet sot ng borxhi i fshehtë, koncensionet që janë skema të pastra korruptive”.

Pyetje: Z. Basha, pse keni heshtur deri tani për negociatat me Greqinë?
Basha: Jo, ne nuk kemi heshtur dhe sot e kemi thirrur për herë të dytë në komision Ditmir Bushatin dhe kemi kërkuar prej ditës së parë informacione. Të vetmet infomacione që kemi marrë janë nga pala greke. Ata sot mohojnë se kanë kryer negociata ndërkohë që janë të gjitha provat se negociata janë kryer. Ne jemi për marrëdhënie shumë të mira po për fqinjët, jo për pazare në kurriz të interesave tona.

Exit mobile version