Kokaina, kamionit i ishte vendosur pajisje e përgjimit GPS, ngarkesa nga Kolumbia, bllokimi pas vizitës së kreut të Antimafias

Burime në grupin e hetimit bëjnë të ditur se sasia e kokainës e sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë ndërsa droga është gjetur në dopjo shasinë e kontenierit. Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën. Lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. “Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arber Çekaj” deklaroi kreu i policise se shtetit Ardi Veliu. A mund të ketë patur sasi të tjera të pakapura nga skaneri? Prokurori Besim Hajdarmataj ne konferencen per shtyp deklaroi: “Për këtë po kryejmë hetime dhe jemi të angazhuar dhe të gjitha organet ligjzbatuese do kordinojnë ngushtësisht me njëra tjetrën, edhe me partnerët ndërkombëtar edhe me prokuroritë homologe. Priten detaje të tjera në orët në vijim”.

GPS spiun
Hetimet kanë nisur një muaj më parë dhe dyshohet se kamionit i është vendosur fshehurazi pajisje GPS. Me pajisjen e GPS dyshohet se prokuroria e policia kanë ndjekur lëvizjen e mjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i cili nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike. Tjeter person i arrestuar eshte edhe Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike. Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh. Mësohet se Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.

Exit mobile version