Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përshkuar në këmbë rrugët e Pogradecit dhe ka ndalur dyqan më dyqan. Ka përshëndetur tregtarët, qytetarët, gjimnazistët që ka ndeshur rrugës dhe i ka pyetur si i kanë hallet në familje.
“Ke kohë të ulesh e të pimë kafe? Të flasim shtruar”, i tha një burrë ulur në një kafe të vogël. “Nuk kam kohë, se më presin, i tha Basha, por të bashkohemi në Tiranë jo me kafen e dëshpërimit përpara. Më 16 shkurt në Tiranë”.
Pasi ak ecur disa metra më tej, Basha ka shpërthyer në gaz kur përpara i kanë dalë befas disa të rinj me pankarta në duar. Por, ndryshe nga pankartat e zakonshme me mesazhe politike, të gjitha ishin karikatura të kësaj qeverisjeje.
Pas këtij takimi, që u bë i hareshëm, kreu i opozitës ka ndalur dhe ka marrë fjalën me një thirrje të fortë për protestë më 16 shkurt në Tiranë përpara kryeministrisë.
Nga fjala e kryetarit të PD, Basha me qytetarët e Pogradecit
Kupa është mbushur!
Kupa është mbushur apo jo?!
Kupa është mbushur dhe po derdhet!
Ndaj t’i hapim rrugë një plani ekonomik, që këta të kthejnë miliardat që kanë vjedhur dhe në burg do të shkojnë.
Të gjithë qeveritarët e korruptuar si minjtë në çark do t’i zëmë më 16 Shkurt dhe do t’i çojmë para drejtësisë.
16 Shkurti do të jetë ditë mësimi historik. Mësimi do të jetë ky: ky vend është i popullit, këto taksa janë të njërëzve, nuk do të tolerohen më 5 njerëz që të zhvasin pasuritë e shqiptarëve.
Më 16 shkurt jepini një mësim çdo qeverie tjetër se me popullin nuk luhet, se durimi ka marrë fund dhe koha e fjalëve ka marrë fund!
Evropa po na vëzhgon!
Ejani dhe jepni verdiktin përfundimtar të shtunën në Tiranë!