Kreu i PD, Basha gjatë bashkëbisedimit me tregtarët e Pogradecit theksoi se, Partia Demokratike ka një ofertë politike edhe për trajtimin e pronave, ndërsa u shpreh se, votat i numërojnë Gjushi dhe Niçja.
“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertë politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti Voton, Gjushi dhe Nicja i numërojnë”, tha Basha mes të tjerash.
Pjesë nga biseda
Tregtar: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Uën s’i mbaj dot.
Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.
Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj. Ne e kemi lidhur fatin me ju.Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.
Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.