Basha: Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha frontet derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me qytetarët në Durrës, ka shkruar në një status në rrjetet sociale se, Partia Demokratike është e përkushtuar ndaj të gjithë angazhimeve për të luftuar për qytetarët shqiptarë.

Basha shkruan se, beteja do të zhvillohet në të gjitha frontet dhe mënyrat që ekzistojnë deri në përmbysjen e regjimit për t’ia kthyer më pas vendin shqiptarëve.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve tona, sot më shumë se kurrë nuk do rreshtim së luftuari për qytetarët shqiptarë.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë derisa ta përmbysim regjimin Rama-Doshi-Rakipi dhe t’jua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve”, shkruan Basha.

2 13

Exit mobile version