Basha: Dalja e Ahmetajt me Roshit, një skandal politik

Një skandal politik dhe shkatërrim të procesit të dekriminalizimit, e cilësoi kreu i PD, Basha daljen e Arben Ahmetajt në krah të Elvis Roshit ndërsa prezantoi kandidaturën e tij për deputet në Kavajë. “Elvis Roshi i dënuar në Itali dhe Zvicër për përdhunim dhe trafik droge, me mandat të hequr si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, mbetet i plotfuqishmi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste të Kavajës dhe de fakto në krye të bashkisë së qytetit. Dalja e tij krah për krah me Arben Ahmetajn si drejtues i fushatës zgjedhore në Kavajë është skandal politik dhe shkatërrim i procesit të dekriminalizmit. Me veprimin e tij, Edi Rama e ka bërë zero përpjekjen e mundimshme të opozitës e partnerëve ndërkombëtarë dhe vullnetin e popullit për hartimin dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë. Më #18Shkurt#NgrihemiBashkë për t’i prerë rrugën krimit në politikë”, shprehet Basha në reagimin e tij.

Artikulli paraprakPse Rama gënjen me motivacionin për shkarkimin e Roshit?
Artikulli tjetërDëshmitari i Ramës për OSHEE, rrahu motrën në varrimin e babait