Ka një arsye që rama ka gënjyer me motivacionin për shkarkimin e Roshit. Ajo ëhstë e thjeshtë , që gjykata ta rrëzojë. Vendimi i Ramës ka qenë në mbrojtje të tutorit të Kavajës.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka akuzuar kryeministrin Rama se po bllokon dekriminalizimin, për të lejuar kriminelët që të veprojnë, pasi siç thotë ai i duhen për vota. Në një postim në llogarinë e tij në FB, Bylykbashi thotë se në 2015 Rama u detyrua nga BE dhe SHBA që të miratonte ligjin e dekriminalizimit.
Duke përmendur rastin e Elvis Rroshit, ai thotë se shkarkimi nga Rama sipas nenit 115 ka për qëllim t’i shtyjë Rroshit kohën në detyrë deri sa të marrë vendim Gjykatata Kushtetuese.
“Ramën e detyruan BE dhe SHBA që të firmoste në dhjetor 2015 marrëveshjen për dekriminalizimin.
Pasi kandidoi Rroshin në 2015, BE dhe SHBA e detyruan të miratonte ligjin e dekriminalizimit.
Rezistoi që ta hiqte Rroshin nga kryebashkiak se i duhej. I mbushi mendjen që të hiqte dorë nga dorëheqja se i duhej për zullumet në Kavajë.
Ligji ia fluturoi nga Bashkia. Por Rama firmosi vendim antikushtetues sikur gjoja e shkarkoi për shkelje të ligjit. Eshtë tinzar deri në frymën e fundit! Rroshi e ka humbur mandatin për shkak të nenit 179/1 të Kushtetutës që thotë se kush ka qenë i dënuar për krim humbet mandatin menjëherë.
Shkarkimi prej Ramës sipas nenit 115, sikur Rroshi paska kryer shkelje të rëndë të ligjit, ka për qëllim që t’i shtyjë Rroshit kohën në detyrë deri sa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese. Ai është dënuar për përdhunim, Rama e quan shkelje të ligjit! Eshtë krim ore, pyet profesionistët afër teje se ta shpjegojnë turpin idiotesk që po bën.
Mos u çuditni, Rama do t’i marrë në telefon dhe do t’i kërcënojë gjyqtarët kushtetues me veting që t’ia nxjerrim qelibar! A nuk e tha ish-ministri i Drejtësisë që ai kërcënon gjyqtarët? A nuk kemi dy vjet që e themi ne këtë gjë?
Ja pse i duhet në Kavajë. Njësoj si në Lezhë, Krujë etj! U thotë kriminelëve: kandidoni se nuk ka problem, ju mbroj unë. Nëse nuk kandidoni ju bëj drejtues fushate, por mos e vrisni mendjen për dekriminalizimin sa të jem unë kryeministër!”, thotë Bylykbashi në një psotim në facebook.