Basha dënon sulmet e Ramës ndaj kreut të Komisionit të BE në Bundestag, Krichbaum

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka ndërmarë një fushatë fakeneës dhe shpifjesh kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum.
“Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një sërë lajmesh shpifjesh dhe fake news. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhviollohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit e të drogës e lidhet dretëpërdretjë me Edi Ramën e Saimir Tahirin.
Me sulmet kundër Krichbaum, Rama po shton radhët e deputetëve në Bundestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave ne Shqipërinë, vota të cilat janë të domosdoshme për qeverinë gjermane para se të marrë vendimin”.
Në një prononcim për median nga selia PD Basha shprehu “neverinë dhe dënoi ashpërsisht këtë fushatë skandaloze kundër një njeriu e politikani të ndershëm”.
I pyetur për zhvillimet më të fundit në Këshillin e PD-së, Basha ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë në forumet e partisë dhe të kryesisë.
“Dua të vlerësoj përpjekjet e forumeve të partisë, kryesisë për të mishëruar në statut parimet e një partie që siguron garë të ndershme për këtë, që nga kryetari te anëtari i thjeshtë, jam mirënjohës që është përqafuar platforma e kufizimit dhe transferimit të pushtetit. Risia më e madhe jo vetëm për PD dhe vendin është përqafimi pa asnjë dilemë i parimit të konsultimit sipas parimit një anëtar një votë me gjithë anëtarësinë para se të seleksionohen kandidaturat për deputetët e ardhshëm. Përsëris sot ftesën time për cdo demokrat që të jetë pjesë e projektit transformues për PD, që sjell kufizimin e pushtetit dhe vendosmërinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe monopolet”, tha Basha.

Exit mobile version