Basha dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar! OKB, NATO dhe BE të bashkohen kundër këtij akti lufte

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas Bashës kjo është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar.

Basha shprehet se qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

“Ne @pdshqiperi dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër ndaj akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha.

Exit mobile version