Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel u shpreh se Vladimir Putinin “po kthen luftën Evropë”.
Ajo njofton se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohet më vonë në një përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe “kapacitetin e saj për t’u modernizuar”.
Bashkimi Evropian është me Ukrainën, ka thënë ajo, duke shtuar se “Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.
Shefja e BE-së ka thënë se liderët e bllokut evropian do të diskutojë për këtë situatë dhe do të miratojnë masa tjera kundër Rusisë.
Kujtojmë që forcat e ushtrisë ruse kanë nisur pushtimin e Ukrainës, sot më 24 shkurt. Kjo u njoftua nga autoritetet në Kiev. Nga ana e tij Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.