Basha: Do të rimbursojmë të gjithë ata që kanë kaluar Covid-19

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me disa qytetarë në njësinë 4 në Tiranë, teksa bisedoi me një qytetare që ka kaluar Covid-in, u shpreh se, Partia Demokratike ka gati një plan për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-19.

Qytetarja: Pensionin e kam 260 mijë lekë. Duhet të merrja më shumë.

Lulzim Basha: Në çfarë viti ke dalë në pension.

Qytetarja: Kam dalë parë 6 vitesh. Unë kalova dhe koronavirusin. Nuk shkova në spital se thashë po vdes andej.

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura?

Qytetarja: Më shkoi 1 milionë e 800 mijë lekë. Tani nuk e di ku t’i marr që të laj borxhin. Ky vampirë po na e merr gjakun.

Lulzim Basha: Duhet të bëhemi bashkë që më 25 t’i japim fund. Ne po bëjmë gati një plan që ata që kanë kaluar COVID-in të marrin ndihmën siç e kanë marrë të gjithë vendet.

Exit mobile version