Nga Vehap KOLA
BE i ka larë duart me Edi Ramën, duan ta heqin qafe pa kosto!
I thonë bëj reformën zgjedhore me konsensus me opozitën, ky bën marrëveshjen pastaj e shkel dhe e bën reformën vetëm.
I thonë dëno krimet zgjedhore, ky shkon arreston të vdekurit, mbush letrat dhe ua hedh hi syve.
I thonë prit Komisionin e Venecias, ky u thotë nuk kemi kohë, nuk më durohet ta miratoj reformën sipas gustos time.
I thonë mos e ndrysho Kushtetutën, ky thotë jemi vend sovran, do ta ndryshoj se i kam numrat.
I thonë mos e mirato të ashtuquajturën paketë antishpifje që shtyp mediat, ky u kujton se është edhe shef i OSBE-së.
Tani duket se kanë vendosur ta përzënë me të mirë dhe i thonë “BRAVO, SHUMË MIRË, EDHE ZGJEDHJET T’I BËSH TË MIRA DHE DO T’I HAPIM NEGOCIATAT”.
Sepse e dinë që zgjedhjet e lira e çojnë në pension.
Njësoj si Gruevskin, nëse prek zgjedhjet, e pret burgu ose arratia.