Basha: Do t’i japim fund padrejtësisë!

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Kukësit kreu i PD, Basha u shpreh se, drejtësia do të veprojë ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të korruptuar.
Basha: Shoh vendosmërinë tuaj, nën këtë ditë të bekuar nga Zoti me këtë diell. E paskemi lënë larg datën 16, sepse me sa shoh nisemi sot e t’i japim fund padrejtësisë. Heqja e taksës korruptive, do të jetë masa jonë e parë. Kuksianët treguan qëndresë dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët. Një mesazh për organet e drejtësisë. Kini kujdes. Gjithçka do të shënohet, padrejtësinë ndaj kuksianëve nuk do t’jua falim kurrë. Asnjë prind apo i ri kuksian që u ngrit kundër padrejtësisë, meriton vetëm mirënjohje. Drejtësia do të veprojë ndaj Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të korruptuar që vendosën këtë taksë.
Basha: Këta janë kukullat e krimit dhe oligarkisë që kanë uzurpuar pushtetin. Edi Rama bën manorva për të heshtur e mbrojtur Gjushin dhe gjushërit e tjerë sepe mbron veten e tij, sepse në dosjet e prokurorisë qartësisht provohet se mendja, truri dhe përfituesi kryesor i shkatërrimit të zgjedhjeve në 2017 dhe i kapjes së institucioneve nëpërmjet bandave, është vetëm dhe vetëm një emër. Është Edi Rama kryeministri i krimit dhe kryeministri i oligarkëve. Nëse në një nga vendet më të korruptuara do të bënte vaki ajo që ndodhi me Unazën, ku u kap në flagrancë duke vjedhur 20 milionë euro kilometrin në një rrugë të ndërtuar, edhe qeveria më e korruptuar e botës, do e kishte çuar ministrin përgjegjës në burg. Është kështu apo jo? Ndërsa këtu jo! Sepse po të shkojë Damian Gjiknuri në burg emri i parë që do të nxjerrë është emri i atij që i ka marrë milionat dhe i ka çuar në konto bankare sekrete dhe ju e njihni se kush është ky. 2 miliard euro u ka marrë shqiptarëve këto vite. Rriti 100% taksat, energjinë, karburantin. Familjeve me ndihmë ekonominë u hoqi bukën e gojës fëmijëve dhe të pamundurve.

Exit mobile version