Dhimbjet janë një ndjenjë e pakëndshme dhe ndër shenjat më të shpeshta të sëmundjeve. Përmes tyre, trupi na paralajmëron se me të nuk është diçka në rregull.
Sot, është vështirë të ndash angazhimet në punë, në shtëpi dhe kohën e lirë. Lëvizja e shpejtë çdo ditë në vende të ndryshme të punës, e lodh trupin tonë.
Si pasojë paraqitet kokëdhimbja, problemet me zemër, dobësimi dhe të ngjashme. Por, dhembjet në disa raste madje janë edhe të dobishme dhe të rëndësishme për mbijetesë.
Kur dhimbjet zgjasin një kohë të shkurtë, quhen akute. Këto dhembje afatshkurta, kanë kuptimin e vet biologjik, pasi që neve na paralajmërojnë për ndonjë veprim të dëmshëm në organizëm ose në mjedisin rrethues ose kanë efekt mbrojtës.
Kur dhimbjet zgjatin një kohë më të gjatë, edhe pse shkaktari i vërtetë nuk ekziston, ato quhen kronike. Tek këto dhembje humbet kuptimi primar i tyre, shpesh shoqërohen edhe me shenja të depresionit, që edhe më shumë e përkeqëson gjendjen. Zhvillohet sindroma kronike e një sëmundje të caktuar.
Të gjitha dhembjet, qofshin akute ose kronike, duhet të shërohen. Gjithmonë e më shumë dëshmohet se dhimbjet, të cilat nuk i shërojmë ose nuk i shërojmë mjaftueshëm, e dëmtojnë organizmin tonë.
Ekzistojmë shumë mënyra të shërimit, të cilat mund t’i ndajmë në shërim me barna dhe shërim pa barna. Pa barna, dhimbjet mund t’i shërojmë me masazhe të ndryshme, kompresa, hipnozë, akupunkturë, etj.
Cilat janë mjetet e sigurta dhe efikase për të lehtësuar dhimbjen, të cilat mund t’i marrim edhe pa recetë të mjekut?
Barnat për lehtësimin e dhimbjeve (analgjetikët), të cilat mund të gjinden nëpër barnatoret tona pa recetë të mjekut, më së shpeshtë përmbajnë njërën prej këtyre përbërësve: paracetamol, ibuprofen, acid acetilsalicilik, naproksen ose kombinim të tyre në sasi më të vogla.
Paracetamoli, për shembull, sigurisht është bari më së shpeshti i përdorur për të lehtësuar dhimbjet e lehta dhe të mesatarisht të forta dhe për uljen e temperaturës trupore. Mund ta shfrytëzojnë edhe fëmijët dhe të rriturit.
Mekanizmi i veprimit të paracetamolit, dallohet mjaft prej mekanizmit të veprimit të barnave tjera për qetësimin e dhimbjes, pastaj ka më pak efekte të dëmshme, nuk e dëmton mukozën e lukthit, etj.
Në barnatore, pa recetë mund të marrim edhe tableta të cilat treten në gojë pa shtesë të lëngjeve dhe pa përtypje, ndërsa kanë edhe shije mjaft të këndshme.