Basha: Garantuesi i marrëveshjes së 3.4 milionë eurove të bandës së Elbasanit është Taulant Balla

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi për mediat se, Taulant Balla ishte garantuesi i 3.4 milionë eurove të mbërritura me Toyoto Yaris në Durrës më 24 qershor. Sipas Bashës, paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit.
“Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit. Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Paratë janë të një prej bandave më të mëdha të Elbasanit”
Po për foton ku Basha ka dalë me një prej vëllezërve të personave të akuzuar si pritës të ngarkesës me 3.4 milionë euro.
Basha iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për një foto të publikuar nga Taulant Balla. “E ka marrë foton nga banda e Elbasanit. Unë si politikan takoj me mijëra njerëz. Një gjë është e saktë, nëse është ashtu ta marrin ta arrestojnë. E kam të pamundur për momentin se unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë asgjë po lidhja me foton më tregon se Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të bandës së Elbasanit.
Policia është njoftuar nga partnerët dhe këta janë para droge që pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës së PS-së këtë rast sekretarit të përgjithshëm të PS-së. Të tjerat janë pesë me hiç janë përpjekje që kriminelët dhe garantuesit e pastrimit të parave këtë rast Taulant Balla t’i shpëtojnë konseguencave ligjore”, u shpreh Basha.

Basha ka akuzuar me emra se Edi Rama, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj janë njerëzit që bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas Bashës, me këta njerëz në krye të qeverisë BE nuk do të na hapë derën.
Pjesë nga deklarata e Bashës
E kemi parasysh se pa luftuar krimin e drogën, pa larguar politikën e korruptuar Shqipërisë nuk do të hapen negociata as vitin e ardhshëm, sa të kemi Saimir Tahirit, Fatmir Xhafën, kryetarin e grupit të parlament të PS-së garantues të parave të pista dhe Edi Ramën që sundon një perandori krimi dhe pastaj përdor paratë e drogës për të ndërtuar kulla.
Sa kohë në Shqipëri nuk ka drejti e gjykata funksionale, sa kohë Rama mbron të korruptuarit, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë.
Ky është mësimi i 2016, i 2018 dhe nëse shqiptarët nuk e mësojnë do të jetë dhe mësimi i 2019. Pyetja është çfarë shqiptarët duhet të bëjnë?
Që të presin që Edi Rama të dorëzojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, të shembë Teatrin? Shikoni pak ku është kinema Partizani, Kinema Republika? Janë kulla. Edi Rama e ka bërë këtë rrugë sepse si kryetar bashkie merrte 20% dhe tani si kryeministër merr 50%.
Është skema e kullave, e stadiumit me kullë.
Që drejtësia të jetë e barabartë për të gjithë që asnjë të mos jetë mbi ligjin dhe askush të mos bëhet mbi ligjin dhe na duhet një vend që të ketë balancë kushtetuese. Sa kohë të mos ndryshojë kjo Shqipërisë nuk i hapen negociatat.
Nëse ndodhin këto, atëherë ekziston mundësia që Bundestagu, parlamenti holandez të hapin dritën jeshile.

Exit mobile version