Katër hapat e opozitës për të ndalur krimin e grabitjes së Teatrit nga Rama

“Kundërshtim në komisione i ligjit të Ramës, Kërkesë Presidentit të mos miratojë ligjin, adresim i problemit tek ndërkombëtarët sepse ata kanë përgjegjësi sepse vedni është pa Gjykatë Kushtetuese dhe e fundit do ti bashkohemi protestës së artistëve”.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar katër hapat që do të ndjekë për të kundërshtuar tjetërsimin e tokës së Teatrit në kulla për Ramën. “Opozita ka një plan të qartë që do ta vëë në veprim. Së pari ne do të kundërshtojmë në komisionet parlamentare dhe në seancën e 5 korrikut me të gjitha format dhe mënyrat parlamentare këtë projekt grabitjeje.
Është grabitje, e njejta grabitje që u bë tek “17 nëntori”, e njejta grabitje që u bë tek “Republika”, e njejta grabitje që u bë tek stadiumi. Bëhet vetëm që Edi Rama të marrë jo 20% po 50% të milionave, të pastrojë paratë e drogës dhe të marrë përqindjen. Pra, ne do ta kundërshtojmë në komisione dhe në seancë plenare.
Së dyti, ne do t’i kërkojmë Presidentit të Republikës të mos bëhet pjesë e kësaj grabitjeje dhe t’i vërë veton çfarëdo ligji që Edi Rama dhe kupola e tij grabitqare duan të kalojnë në parlament.
Së treti, do t’i bëjmë presion faktorit ndërkombëtar, i cili ka përgjegjësi, sepse vendi është pa Gjykatë Kushtetuese për të ndaluar këtë grabitje.
Së katërti, do të protestojmë, do të thërrasim qytetarët”, u shpreh Basha.

Exit mobile version