Basha i kthen përgjigje Ramës: E vetmja rrugë negocimi është largimi si kryeministër!

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje të prerë dhe të qartë letrave publike që i çon Rama për dialog.

Basha nga Mati me qytetarë dhe demokratë, iu drejtua Ramës duke thënë se, e vetmja rrugë negocimi është largimi i tij si kryeministër dhe hapja e rrugës evropiane të Shqipërisë pa të.

“Ka vetëm një rrugë evropiane, që është largimi i Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

Në çdo vend normal të Evropës, ky do ishte larguar me dhjetra herë.

Më 30 qershor nuk do të lejojmë asnjë krim zgjedhor.

Shqiptarët janë ngritur dhe janë të bashkuar.

Ne do ti japim horizontin e shpresës, të rinjve dhe të rejave, pavarësisht bindjeve politike.

Që shumë shpejt të krijohet një qeveri tranzitore në mënyrë që populli të vendosë atë qeveri që do të dojë ai. Që do të jetë fundi i plagëve të këtyre viteve.

Kushte të barabarta zgjedhore, jo pushtet në tavolinë. Jo pushtet me krimin. Jo, kurrë. Nuk e japim fatin e qytetarëve tanë në tavolinë”, tha Basha.

Kreu i opozitës, Basha u shpreh më tej se, nëse Edi Rama do të kishte pak moral, ashtu si kryeministrat në botë, sot duhej të ishte larguar disa herë.

“Prej 6 vitesh thika e së keqes ka shkuar në palcën e çdo shqiptari. Në 6 vite litari është shtrënguar, taksat u rritën, kostot e jetës u bënë të papërballueshme, padrejtësia u bë e madhe, Njerëzit që nuk pranuan faturën e padrejtësisë u burgosën, kurse politikanët e korruptuar me konceisonet, me tenderat më të tmerrshme që ka njohur Evropa, nuk shkuan përpara drejtësisë, sepse Rama e kapi drejtësinë për të mbyllur dosjet e korrupsionit.

Edi Rama po të kishte pasur një të mijtën e nderit të Tereza May apo Senbastian Kurz po ishte larguar me mijëra herë Do ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament kriminelë, vrasës e përdhunues. Do të ishte larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u kap me trafikantët e drogës, kur Damian Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhjeje dhe me qindra milionë në skandalin e Unat.

Do isshte larguar kur ylli i tij Saimir Tahiri u zvbuluar që me trafikanët e drogës Kur Dmanin Gjiknuri u kap vjedhje pas vjedhje duke vjedhur qindra milion euro me skandalin e Unazës apo OSSHE. Duhet të ishte larguar kur me kryekriminelin Ylmer Lala vodhi zgjedhjet në Dibër. Duhet të ishte larguar kur Vangjush Dako u kap duke blerë votat.

Duhet të ishte larguar kur u zbulua afera e Unazës së Re. Duhet të ishte larguar kur helmoi fëmijët me gaz. Por Rama nuk ka as një të mijtën e nderit dhe të dinjitetit të kryeministrave në botë”, u shpreh Basha.

14

Exit mobile version