Lideri i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me qytetarët e Matit ku u prit me entuziazëm dhe brohoritje.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se, shqiptarët tashmë duhet të marrin fatet e vendit në duart e tyre.
“Faleminderit nga zemra për këtë pritje madhështore. Nuk e harroj se me 14 shkurt vetëm dy ditë para protrestës madhështore të 16 shkurtit që diktoi me vulnetin e patjetërsueshëm të sovranit djegien e mandatit dhe rreshtimin e opozitës krah për krah qytetarëve, takimin e fundit e zhvillova këtu në Mat, në Burrel. Në falkt nis si një takim dhe përfundoi si një miting madhështor.
Ishte dimër, ishte ftohtë, por mbaj mend se nuk e ndjeva të ftohtin, ndjeva nxjehtësinë e pranverës që po vjen dhe ja ku jemi sot, tre muaj pas bashkimit të madh të 16 shkurtit shqiptarët janë më të bashkuar më të vendosur më të qartë se kurrë për të marrë në dorë fatin e tyre për tja shkulur nga thonjtë oligakisë dhe krimit të Edi Ramës, Shqipërinë tonë të dashur.
Për ta kthyerr shpresën dhe besimin se e ardhmja e shqiptarëve, e fëmijëve tanë, e rinisë tonë nuk do të jetë më kurrë në duart e krimit që vjedhin votat, që shkatërrojnë institucione për të vjedhur qyterarët shqiptarë. E ardhmja është në duart tona”, u shpreh Basha në hapje të takimit”, u shpreh Basha.