Basha liston propozimet e PD: Do ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve! Ne mund të japim zgjidhje për shumicën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga zhvilluar një takim në kuadër të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD në qytetin e Fier.

Basha tha se do të ndërtojnë së bashku Shqipërinë e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo parti mund të zgjidhë problemet dhe të japë përgjigje pyetjeve të shumicës.

“Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rritja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve”, tha Basha mes të tjerash.

“Sot me vendimmarrjen tonë, do të nxjerrim ekipin që do të angazhojë PD në një kulturë të re politike. Për t’i bindur qytetarët që duan ndryshimin se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve, është Partia Demokratike. Jam i bindur që në këtë proces do të drejtoheni jo nga interesa të vogla. Se nëse do të ishte kështu, sot nuk do të ishit në këtë sallë. Me të njëjtin besim që mbajtët PD gjallë, jam i bindur se me këtë frymë do t’i drejtoheni edhe qytetarëve që kërkojnë zgjidhje.

Pyetja e parë kryesore që shqiptarët kanë, është: kush është platforma për ta bërë këtë. PD vizionin e saj e ka kthyer në realitet në parlamentin shqiptar, me propozimin për reformën zgjedhore. Listat e hapura, kush ka më shumë vota të shkojë në parlament. Barazia e votës, që votat e fierakëve të peshojnë njësoj me kuksianët, dibranët, korçarët, etj. Votimi elektronik që do të zgjidh vonesat e proceseve të numërimit. Dhe e fundit vota e diasporës, që në vitet e fundit është rritur tej mase për shkak të largimeve masive dhe që ka peshën e saj. Cili propozim nuk është i mirë? Ndaj duhet ta imponojmë në debatin publik këto propozime jetike dhe që pakica që është në pushtet të ulet e t’i marrë parasysh. Ta vëmë me shpatulla pas murit, duan apo nuk duan listat e hapura, duan apo nuk duan barazinë e votës, duan apo nuk duan votimin elektronik, duan apo nuk duan votën e diasporës”, tha kreu i PD.

IMG 20240204 WA0030 1

Exit mobile version