“Kaosi me titujt e pronësisë, instrument korruptiv”/ Basha: Zotimi ynë ndaj ish-pronarëve, do bëhet realitet

Në vazhdën e takimeve të tij në qarkun e Fierit, kreu i PD, Lulzim Basha, u ndal në Kuvendin Zgjedhor të Bashkisë Fier.

Gjatë fjalës së tij Basha, falënderoi demokratët dhe drejtuesit e PD për qëndresën e tyre gjatë kësaj kohe mjaft të vështirë për këtë forcë politike dhe për vendin.

Basha tha, mes të tjerash, se ka ardhur koha që të gjitha zotimet që u kemi bërë njerëzve për një Shqipëri europiane dhe ish-të përndjekurve dhe pronarëve për t’i pasur në qendër të vëmendjes, t’i bëjmë realitet.

“Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish-pronarëve do të bëhet realitet.” – u shpreh Basha.

Basha: Askush nuk duhet ta harrojë se kjo parti nuk lindi thjesht si një organizatë e thjesht politike. Por si një endër e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Tash 34 vjet degjojmë nëpër foltore drejtuesit e PD që do përmbushim aspiratat e Shqipërisë, por i kemi zhgenjyer. U kemi premtuar ish të përndjekurve që do ta mbajmë fjalën për pronat e tyre, por i kemi zhgënjyer. U kemi premtuar shqiptarëve një Shqipëri me standarte europiane, por që nuk e kemi realizuar. Tashmë ka ardhur koha që të gjitha këto zotime dhe premtime t’i realizojmë.

Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëehet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut. Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsis. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentat e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mudësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën.

IMG 20240204 WA0028

Exit mobile version