Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në Thumanë, ku raportohet se ka shumë dëme nga tërmeti.
Thumana ka qenë një prej zonave që është goditur më rëndë, nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.
Nga terreni raportohet se ka ende shumë njerëz nën gërmadha, që kërkojnë ndihmë.
Një prej të mbijetuarëve thotë për mediat se nën rrënojë ka mbetur, gruaja, vajza e mbesa e tij.
I tronditur dhe i plagosur ai thotë se është nën ankth dhe kërkon ndihmë sa më të shpejtë për të shpëtuar familjarët.
Mbesa e vogël nën rrënoja, bërtet e trembur dhe kërkon të atin. Gjithashtu ai thotë, se nuk ka mundur të dëgjojë zërin e gruas së tij.