Lëkundjet e tërmetit duket se kanë shkaktuar dëme të rënda në Durrës dhe në zonën e Thumanës. Një pallat 6 katësh është shembur në Durrës, ndësa në Thumanë janë shembur dy pallate, si dhe rrezikohen të shemben edhe disa pallate që mezi qëndrojnë në këmbë.
Durrësi ka qënë sërish epiqendra e tërmetit. Shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e pallatit të shembur ndërsa punonjësit e emergjencës kanë nxjerrë nga rrënojat disa nga familjarët. Fatkeqësisht një person është nxjerrë i pajetë.
Po ashtu spitali i qytetit është mbushur plot me të plagosur.