Basha është takuar dje edhe me kongresmenin, Anerholt, i cili është ndalur tek lufta ndaj krimit të organizuar. “Në Kongresin amerikan u takova dje edhe me kongresmenin Robert Aderholt, i cili ndër të tjera shërben në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Biseda u përqendrua në rolin e Shqipërisë në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit. Ndamë së bashku mendimin se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme shqiptare. E sigurova kongresmenin Aderholt për rëndësinë e madhe që kjo çështje ka për mua dhe për qeverinë time të ardhshme. I shpreha atij gjithashtu nevojën për mbështetjen e Kongresit dhe qeverisë amerikane për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Anderholt.