Basha me koalicionin opozitar: Nuk do të ketë opozitë falso dhe zgjedhje farsë

Kryetari i PD deklaroi pas konturimit të koalicionit opozitar se nuk do të ketë zgjedhje farsë. “Nuk do të ketë më zgjedhje farsë dhe opozitë falso”, tha Basha. Kryetari i PD i bëri komentet në lidhje me opozitën falso pasi u pyet për krijimin e një force të re politike të sponsorizuar nga Rama.

Kryetari i PD i bëri komentet pas nënshkrimit nga të gjitha partitë opozitare të koalicionit të ri opozitar. Kryetari i PD tha se opozita e bashkuar do të  bashkërendojë aksionin e përbashkët opozitar për zgjedhje të lira.

Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Basha

Kemi përfunduar paraditen e sotme nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit opozitar për zgjedhjet e ardhshme.

Në orët dhe ditët në vijim, ky koalicion do të shtohet me radhët e të tjerë aktorëve.

Hapi i parë është kthimi i vendimmarrjes së shqiptarëve. Nuk do të lejojmë që vullneti i shqiptarëve të drejtohet nga krimi që më pas prodhon një parlament fals, një qeveri false.

Angazhohemi për çuarjen përpara të reformës në drejtësi pa ndikime politike, por që të ofrojë një drejtësi për shqiptarët.

Zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë pa u ndëshkuar krimi elektoral, pa u vënë para përgjegjësisë Edi Rama e bashkëpunëtorët e tij, duke nisur nga Vangjush Dako e Damian Gjiknuri.

Exit mobile version